Zbaton politika, plane dhe programe zhvillimore për infrastrukturën e MM/FSK-së
Zhvillon dhe zbaton procedura ,rregulla dhe standarde për FSK-ne lidhur me vlerësimin e nevojave , mirëmbajtjen ,shfrytëzimin dhe riparimin e gjithë pronës se FSK-së nga fushëveprimi specifik profesionale elektroteknike në fushën e inxhinierisë së e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së objekteve të MM/FSK-së
Koordinon veprimet me institucionet tjera për çështjet e infrastrukturës;
Planifikon ,vlerëson dhe mbikëqyre zbatimin e projekteve infrastrukturore të MM/FSK-së nga fushëveprimi specifik profesional elektroteknike në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe mirëmbajtjes së objekteve të MM/FSK-së.
2. Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
3. Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Arsim i lartë i paspecifikuar.
Kërkesat specifike: Licencë profesionale të Kategorisë A , të inxhinierit të Elektroteknikes , të lëshuar nga Oda e Inxhiniereve të Kosovës në fushën e ndërtimit.
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
4. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
5. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
6. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 14/04/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
7. Kriteret specifike shtesë
nuk ka
8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
Intervista – maksimumi 30 pikë
9. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
10. Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
11. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.