Albanian Job është portal i krijuar në vitin 2023, ku publikohen konkurset e fundit të punës. Albanian Job ka për qëllim që punëkërkuesve t’iu mundësojë qasje sa më të lehtë në ofertat e fundit të punës. Nëpërmjet webfaqes sonë, ne synojmë të jemi urë lidhëse mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve.
Përvojat tona të mëparshme në fushën e teknologjisë kanë ndihmuar në krijimin e një portali cilësor, i cili do të ofrojë asistencë të vazhdueshme për personat që janë në kërkim të një vendi pune e gjithashtu edhe për punëdhënësit në kërkim të punonjësve cilësorë.
Misioni ynë është edhe përgatitja e të gjithë punëkërkuesve për tregun e punës sot. Ne përkujdesemi që në faqen tonë të publikojmë materiale që mund të ndihmojnë në zhvillimin e karrierës, përfshirë këtu artikuj ku trajtohen tema punësimi, intervista me ekspertë të burimeve njerëzore nga kompani të ndryshme, profile të kompanive, etj.
Në AlbanianJob, ne përpiqemi të ofrojmë përvojën më të mirë të kërkimit të punës për përdoruesit tanë. Për më shumë informacione rreth publikimit të konkurseve në AlbanianJob. Ju mund të zgjedhni njerën nga pakot në https://albanianjob/publikokonkurs