Një letër motivimi është një dokument – zakonisht – një faqe, që përdoret për të përshkruar pse ju jeni kandidati apo kandidatja më e mirë për një pozitë të caktuar që po aplikoni. Zakonisht letra e motivimit i bashkëngjitet CV-së, apo aplikacionit të punësimit. Në këtë faqe mund të shkarkoni mostra dhe shembuj për letër motivimi për shumë vende pune apo profesione të ndryshme. Përdorni këto shembuj të shkruar në mënyrë profesionale për të përshtatur interesin apo motivimin tuaj për një aplikim të sukseshëm.